DURRËS, 6 janar 2015 –  Amortizimi i rrjetit elektrik shkakton zjarre dhe në stalla lopësh.

Policia e shtetit njofton se të hënën, më datë 5 janar 2015, ora 11.00, në fshatin Budull të komunës së Bubqit (Krujë), ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetasit B. D., 28 vjeç. Për pasojë janë djegur 1 lopë, 4  viça dhe baza ushqimore. Shkaku i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. 

Foto: arkiv

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/