Prej më shumë se një vit, aktori i njohur Amos Zaharia duket se po jeton një histori të bukur bashkuare me një vajzë durrsake. Zaharia është duke pushuar në plazhet e jugut së bashku me të dashurën e tij. Ajo quhet Gigliola Haveriku dhe të gjithë ata që kanë ndjekur talent show-n "The Voice of Albania" e njohin atë.
Gigliola ka qenë një nga konkurrentet e skuadrës së Alma Bektashit dhe është njohur me aktorin nga rreth i përbashkët shoqëror. Dy të rinjtë postojnë shpesh dedikime dashurie nëpër rrjete sociale si edhe foto nga aktivitetet që zhvillojnë së bashku.





