Aktori Amos Zaharia ishte të shtunën i ftuar në “S’e Luan Topi”, ku rrëfeu shumëçka nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Ndër të tjera ai tregoi një detaj interesant për mbiemrin e nënës së tij, Yllka Mujo që deri tani askush nuk e dinte. Amos mban dy mbiemri, Muji Zaharia, të nënës dhe të babait… Por pse Muji dhe jo Mujo?
Amos sqaroi se mbiemri i gjyshërve nga nëna është Muji, por ngaqë për shumë vite me radhë njerëzit e kanë njohur nënën e tij si Yllka Mujo, tashmë ajo ka bërë ndryshimin edhe në pasaportë nga Muji në Mujo.
“Yllka Mujo e ka, dhe i mbeti ashtu… por në fakt mbiemri i trashëguar nga familja e saj e ka Muji, nga legjenda Muji dhe Halili, tanimë e ka dhe në pasaportë Mujo, sepse të gjithë e flisnin Mujo”, tha ai.