Amos Muji Zaharia ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale, pas largimit nga Big Brother. Ai ka folur për eksperiencën e tij, vështirësitë që ka kaluar, por ka kërkuar edhe ndjesë publike për ato që ai i quan keqkuptime.
“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë”– shkruan ndër të tjera Amos, teksa i uron “Big Brother” të mbarë banorëve të mbetur dhe sigurisht, falenderon ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.