“Dua të jem i ashpër me ty. Jam një kafshë e egër”. Kështu shfaqet lideri fashist Benito Musolini në faqet e librit më të fundit të shkruar për të: “Claretta: Mussolini’s Last Lover”.

Libri i historianit anglez R,J,B. Bosworth është një biografi me drita të kuqe e Musolinit, ku ai shfaqet si një njeri “ i sëmurë nga seksi” shkruan Daily Mail.

Që në moshën e adoleshencës, Duçja i ardhshëm ishte një frekuentues i rregullt i bordelleve. Ndërsa gjatë jetës, tregonte se për t’u eksituar i duhej të imagjinonte se gruaja që kishte në shtrat ishte një prostitutë.

Sipas historianit, në kulmin e fuqisë së tij, Musolini kërkonte të kishte në ditë marrëdhënie seksuale me 4 gra të ndryshme.

Shpesh ato zgjidheshin mes femrave që i shkruanin liderit fashist dhe zakonisht ai preferonte të martuarat.

Sipas Bosworth, për Musolinin seksi ishte i njëjtë me përdhunimin. Një raport nuk zgjaste më shumë se 5 minuta dhe atij nuk i shkonte aspak në mend të kënaqte femrën me të cilën po kryente marrëdhënie.

Një tjetër preferencë e tij ishin gratë e shtresave të ulta, pasi ato të shtresave të larta e frikësonin.

Pasi u kthye nga muaji i mjaltit, Clareta (dashnorja e tij e fundit) raporti mes tyre ishte aq i dhunshëm, sapo asaj i mbetën shenjat e dhëmbëve në shpatulla dhe veshë.

Musolini i shkruante asaj: “E humb kontrollin. Përse dashuria ime shprehet në një formë kaq të dhunshme?"

Po ndërkohë Clareta i përgjigjet: “Dashuria ime, dje ishe agresiv si një luan, i dhunshëm dhe i fortë”.

M.P.