TIRANE, 8 prill 2013- Joana është vajza që ka krijuar një situatë deri diku konfuze për banorët në shtëpi. ajo i ka dhënë fund lidhjes së saj 6-vjeçare që kishte jashtë, brenda Big Brother-it, por nga ana tjetër ka pranuar se ndjen për Anaidin dhe ka krijuar edhe më të një lloj lidhjeje. 

Sjella e Joanës nuk kuptohet për shumë nga banorët. Ajo herë afrohet dhe herë largohet me Anaidin, ndërkohë që thotë se e dashuron akoma ish të dashurin që ka lënë jashtë shtëpisë. 

“Unë e dua akoma Janin dhe ndoshta kthehem me të kur të dal, por vlerësoj shumë edhe Anaidin, nuk ia hedh poshtë as atij për momentet që më ka qëndruar pranë këtu brenda” i ka thene Joana banorëve. 

Nga ana tjetër ajo ka krijuar afrimitet edhe me Edberin, me të cilin afrohet shumë sa herë që distancohet ose mërzitet me Anaidin. Pak më parë ajo u vu në një situatë deri diku komike për të, por të sikletshme për Anaidin i cili teksa hyri në dhomë për t’i thënë se mëngjesi i saj ishte gati, e gjen Joanën duke u puthur e përqafuar me Edberin. 

Anaidi-Joanës: Respekto veten, distancohu nga unë

Reagimi i Joanës gjatë spektaklit të së shtunës, pasi mori dhuratat nga ish i dashuri i saj Jani, i ka befasuar të gjithë, veçanërisht Anaidin, më të cilin ajo ka krijuar një lidhje më tepër se miqësore brenda shtëpisë. 

Pas spektaklit të rinjtë kanë biseduar rreth raportit që duhet të kenë me njëri-tjetrin në shtëpi. Anaidi e këshillon Joanën që t’i qëndrojë larg, pasi fakti që e ndjeu afër të dashurin nga surpriza dhe dhuratat e tij do të thotë që ndien për të dhe se duhet të jetë me të. 

“Duhet të respektosh më shumë veten, prandaj duhet të më qëndrosh larg”,- u shpreh Anaidi. 

Nga ana tjetër, Jonana i kërkoi atij që t’i qëndrojë pranë, ndërsa tha se nuk ka marrë asnjë vendim për tu rikthyer me Janin. 

“Unë e kam respektuar veten dhe nuk kam marrë një vendim për t’u kthyer me të. Kam nevojë për ty, dua të të ndjej pranë”- tha ajo, ndërsa Anaidi u shpreh se po mendon për të mirën e saj në këtë rast. 

Më pas ata shkuan në dhomën e gjumit dhe pas insistimit të Joanës vendosën te flenë sërish bashkë.