Të dy kanë qenë konkurrentë në “Big Brother”, por në dy vite të ndryshme.
Të dy krijuan lidhje dashurie brenda shtëpisë, Anaidi me Joanën dhe Françeska me Ermalin.
Të dy u ndanë nga të dashurit respektivë, pas mbarimit të programit.
Françeska dhe Anaidi kanë fate të ngjashme, e duket se fati i bashkoi.
Ata janë parë teksa kalojnë orë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një nga baret e kryeqytetit.
Paparaci i ka fotografuar teksa argëtohen e buzëqeshin.
Sipas thashethemeve, ky ishte takimi i tyre i parë ku u prezantuan.
Edhe pse takoheshin për herë të parë, dy të rinjtë duket se u përshtatën mjaft mirë dhe biseduan gjatë.
Si të djallëzuar që jemi, mendojmë se edhe mund të lindë diçka midis të dyve… Do presim.





