Aanalisti Enton Abilekaj replikoi në studion e emisionit “Të Paekspozurit” me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për bilancin e një viti të partisë nën drejtimin e Berishës dhe faktin se ka deklarata të ndryshme për hyrjen e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Ai i kujtoi atij deklaratën e pak ditëve më parë të nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi në po atë studio se do të hynin në zgjedhje si parti, ndërsa tani, pas humbjes së gjyqit në Apel, PD-ja do të hyjë si koalicion me parti të tjera.

Biseda në studio    

Ne jemi në luftë për të mbrojtur Partinë Demokratike, demokracinë dhe pluralizmin në këtë vend. Ne do të shkojmë në KQZ, do të regjistrohemi, kemi dorëzuar dokumentacionin dhe po bëjmë gati koalicionin, se do të hyjmë si koalicion në zgjedhje, dhe sigurisht që do t’u dalim për zot demokratëve dhe opozitarëve, sepse nuk mund të lëmë ne që pse tallet me Alibashë Bravën Edi Rama, të tallet me demokratët dhe shqiptarët. Paralelisht do të vijojnë protestat dhe grevat pa rreshtur. Këtë do të bëjmë ne.

Abilekaj: Po për një vit çfarë bëtë? Dhe e dyta. Të enjten, aty ku jeni ulur ju ishte Bylykbashi, nënkryetari, dhe tha se ne nuk do të hyjmë si koalicion në zgjedhje, por si parti. Tre ditë pas ju thoni se do të hyjmë si koalicion në zgjedhje. Çfarë do t’u thuash demokratëve?

Noka: Ne kemi krijuar një front opozitar që me fillimin e protestave. Ne do të hyjmë në zgjedhje si koalicion, si front, kjo është historia. Bylykbashi ka thënë se ne do të regjistrohemi si Parti Demokratike dhe unë po ju them se nuk do të hyjmë në zgjedhje. E gjitha kjo lojë që po bëhet.

Abilekaj: Gjërat duhet të jenë të sakta.

Noka: E gjitha është skenari i Edi Ramës për të lënë demokratët jashtë zgjedhjeve. E përdori Bravën në 2019-ën që t’ia linte në tavolinë. Tani Brava nuk mund t’ia linte në tavolinë se do të ngriheshin të gjithë dhe ka gjetur një mekanizëm tjetër, duke përdorur po prapë Bravën, duke shtuar edhe Alibashën për ta lënë PD-në jashtë zgjedhjeve. Në momentin që do t’ia japë vulën kioskës me dy vetë, ai do ta asgjësojë. Në momentin që ai thotë se nuk njoh vullnetin e qytetarëve, ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’i dalë zot demokratëve.