20 mars 2014 – Shumica e njerëzve mendojnë se malaria, SIDA dhe lindja janë shkaktarët kryesorë të vdekjes së grave në Afrikën Nën-Sahariane. Por në fakt, atje ka një tjetër shkaktar kryesor: kanceri i qafës së mitrës. Çdo vit, në mbarë globin, gjysëm milioni gra preken nga kanceri në qafën e mitrës dhe më tepër se çerek milioni vdesin nga kjo sëmundje. Shumica e vdekjeve ndodhin në vendet në zhvillim. Një analizë e thjeshtë, jo e kushtueshme, mund t'i shpëtojë jetën grave. Në vendet e zhvilluara, shumica e grave mund të bëjnë një analizë të thjeshtë për kancerin e qafës së mitrës, në klinikë. Në se analizat në laborator tregojnë qeliza jo-normale, mjekët kanë mundësinë për t'i trajtuar ato me kimioterapi, që vret qelizat para-kanceroze, me metodën e ngrirjes dhe, në raste më të avancuara të sëmundjes, me rrezatim, ose ndërhyrje kirurgjikale. 

Mjekët, infermieret dhe mamitë mund t’i zbulojnë dhe eliminojnë qelizat para-kanceroze në një vizitë mjekësore. Një përzierje e uthullës i kthen qelizat parakanceroze në ngjyrë të bardhë dhe përmes një procedure tjetër të quajtur “cryotherapy”, qelizat eliminohen.

Duhen 10, ose më shumë vite, që këto qeliza të bëhen kanceroze. E megjithatë, kanceri i qafës së mitrës është shkaktari i dytë i vdekjeve nga kanceri të grave në mbarë botën.
 
"Mendohet, që deri në vitin 2030, 98 për qind e këtyre rasteve do të ndodhin në vendet në zhvillim. Dhe, është me të vërtetë e panevojshme, sepse kanceri në qafën e mitrës është thuajse plotësisht i parandalueshëm."  
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kanceri i qafës së mitrës përbën një shqetësim të madh për shëndetin publik dhe tani, me një analizë jo të kushtueshme, mund të testohen një numër më i madh grash dhe mund të shpëtohet jeta e tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/