Ansambli Arjan Plaku është shpallur ansambli më i mirë në Festivalin Folklorik Kombëtar të Shoqatave Kulturore-Artistike, të zhvilluar në dy ditët e para të nëntorit në Kavajë.
Krahas këtij çmimi është shpallur “Valltarja më e mirë” e aktivitetit 17-vjeçarja nga Durrësi Matilda Bena.
Për “DurrësLajm“, koreografi Arjan Plaku rrëfeu se i gjithë grupi dha më të mirën dhe dy çmimet e marra janë shpërblim i punës shumë vjeçare të të gjithë anëtarëve.
Ky aktivitet ku u përfaqësuan 14 ansamble të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kishte në thelb promovimin e folklorit të zonave pjesëmarrëse.
Grupi i Durrësit u përfaqësua me një program 15 minutësh (mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme), ku përfshiheshin këngë dhe valle me motive të Shqipërisë së Mesme.