Një studim i ri lidh ushqimin e përditshëm me rrezikun e vdekshmërisë. Personat mbi 40 vjeç që hanë një vakt në ditë kanë rrezik më të lartë të vdekshmërisë.
Ata që anashkalojnë mëngjesin kanë një rrezik të shtuar të vdekjes së lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe ata që hanë vakte me më pak se 4.5 orë diferencë kanë rrezik të shtuar të vdekshmërisë.Shmangia e mëngjesit shoqërohet me rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe në mungesën e drekës ose darkës mund të rrezikoni me vdekshmëri nga të gjitha shkaqet.
Kapërcimi i një vakti ose qëndrimi shumë i gjatë pa ngrënë në përgjithësi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj mendor.
Një studim i vitit 2018 i botuar në International Journal of Environmental Research and Public Health, zbuloi se adoleshentët që nuk konsumonin mëngjesin kishin më shumë gjasa të përjetonin stres dhe depresion sesa ata që hanë rregullisht mëngjes.
Energjia juaj mund të bjerë
Luhatjet e mëdha të sheqerit në gjak nuk bëjnë asnjë favor për nivelet tuaja të energjisë. Truri ynë funksionon me glukozë. Të anashkaloni një vakt do të thotë më pak kalori për trupin tuaj. Trupat tanë kanë shenja të integruara të urisë dhe ngopjes në formën e hormoneve. E thënë thjesht, leptina është hormoni përgjegjës për uljen e oreksit kur trupi ka ngrënë mjaftueshëm dhe grelina ju bën të uritur kjo do të thotë se trupi juaj ka nevojë për më shumë karburant. Një nga pasojat e të pasurit të një niveli të ulët të sheqerit në gjak dhe shpërfilljes së shenjave tuaja të urisë dhe ngopjes mund të jenë serioze veçanërisht për karbohidratet dhe sheqerin e thjeshtë. Të dyja këto ju japin shpërthime të shpejta dhe të shkurtra energjie.
Rreziku për mungesë të lëndëve ushqyese
Kalimi i vakteve mund të çojë në mangësi ushqyese për disa arsye. Së pari, anashkalimi i një vakti do të thotë gjithashtu se po kaloni mundësinë për të ushqyer trupin tuaj me dhjetëra lëndë ushqyese thelbësore që i nevojiten për të punuar. Një studim i vitit 2017 nga Shkolla Mjekësore UMass zbuloi se ata që anashkalonin mëngjesin kishin konsum më të ulët ditor të tiaminës, niacinës dhe folatit ndërsa ata që hanin mëngjes konsumonin më shumë fibra dhe më pak yndyrë dhe sheqer.
Tretje e parregullt
Harrison thotë se anashkalimi i vakteve mund të çojë në të përziera dhe diarre. Ashtu si kur ndiheni në ankth, reagimi ndaj stresit i lëshuar nga trupi kur kaloni shumë gjatë mes vakteve mund të acarojë sistemin tretës. Dhe nëse jeni në një rreth vicioz të anashkalimit të një vakti dhe më pas të ngrënies së tepërt, kjo do të pengojë më tej tretjen tuaj. Trupi juaj e di saktësisht se sa mund të përballojë dhe dëgjimi i atyre shenjave të urisë dhe ngopjes së bashku me ngrënien e ushqimeve bimore të pasura me fibra do t’ju ndihmojë të rifitoni zakonet e duhura të tretjes