Këngëtarja e njohur Anastasia është detyruar të anulojë turneun e saj në Evropë pasi është diagnostikuar me kancer gjiri për herën e dytë.

Ylli i “The I’m Outta Love” pritej të mbërrinte në Londër mq 6 prill por duket se tanimë gjithçka ka ndryshuar në axhendë dhe shëndeti i saj është krejt i paqëndrueshëm.

Shfaqja e saj e fundit në publik ishte në një eveniment të mbajtur në Leipzig të Gjermanisë muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Herën e parë Anastasia pati të  njëjtën fatkeqësi por shpëtoi fatmirësisht dhe gjithçka ndodhi në vitin 2003.