Karlo Ançeloti nuk do të jetë trajneri i Italisë, të paktën jo të ardhmen e afërt. Nga Kanadaja ku gjendet me pushime, ka ardhur një telefonatë për Kostakurtën, që i sinjalizon atij se “Don Karlo” nuk do të jetë trajneri i Italisë.

Sipas zërave të merkatos, Ançeloti do të drejtojë një klub në Angli. Drejtimet të çojnë të gjitha në Londër, të Çelsi. Antonio Konte në fund të sezonit nuk do të jetë më trajner i londinezëve dhe specialistët e merkatos thonë se Ançeloti do të kthehet te Çelsi dhe kjo marrëveshje është pothuajse e mbyllur.

Tashmë i vetmi në këtë garë, mbetet Mançini. Ai aktualisht është trajneri i Zenit në Rusi, por një ofertë nga Federata Italiane do ti zgjidhte gjërat shumë shpejt dhe ai do të ishte në krye të “Axurëve”. Saga vazhdon…