Karlo Ançeloti ka mbërritur tashmë në Brazil. Trajneri italian është gati për të nisur një aventurë të re ku do të udhëheqë kombëtaren e “seleçaos” në Botërorin 2026.
Në profilin zyrtar të Brazilit, është postuar një video teksa Ançeloti zbret nga autobusi, i veshur në mënyrë sportive dhe me kapele në kokë. Ndërkohë shkruhet se: “Mirësevjen Karlo Ançeloti, Brazili tashmë është shtëpia jote”.
Mijëra tifozë teksa valëvitin flamurin, kanë dalë për të mirëpritur trajnerin. Ancelotti u përshëndet me tifozët, të cilët presin shumë nga ai, pak më shumë se një vit para fillimit të Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë. Aty, Seleçao synon ta fitojë titullin botëror pas pritjes së gjatë prej vitit 2002.