8 dhjetor 2014 –   Carlo Ancelotti fjalët e para në konferencën për shtyp në prag të sfidës së fundit në grup me Ludogorets, i rezervoi për Cristiano Ronaldon, i cili po shënon me një ritëm të cmendur në të gjitha kompeticionet. 55-vjecari, sikurse Sergio Ramos pak ditë më parë, e ka të vështirë të gjejë fjalët për të përkufizuar 29-vjecarin. "E çfarë mund të them për Cristiano Ronaldo! Eshtë fantastik, thjesht i pabesueshëm. Ka një motivim të jazhtëzakonshëm, për veten, shokët e skuadrës dhe klubin. Të gjithë e ndihmojmë për ta mbajtur këtë motivim". Për Realin, 90 minutëshi me Ludogorets ka vetëm vlerë statistikore, pasi los blancos e kanë siguruar vendin e parë në grup. Për këtë arsye pritet të ketë rotacion në skuadër, por Ancelotti nuk dëshiron të zbulojë asnjë detaj. "Nuk e kam vendosur akoma formacionin që do të hedh në fushë ndaj Ludogorets. Në momentin e fundit, pasi të jem i sigurtë për gjendjen fizike të futbollistëve, do ta zbuloj 11-shen titullare. Nëse dikush do të ketë ndonjë shqetësim të vogël, nuk do të luajë.

” Në fund, një koment i italianit për Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në Marok, turne ku gjigantët spanjollë mbeten favoritë absolutë. “Botërori i klubeve është në mendjen tonë që nga momenti kur e fituam Champions Leaguen. Po e mbyllim vitin në një pozicion shumë të mirë në renditje dhe do të dëshiroja që ta fitonim edhe këtë trofe. Jemi të lumtur që ky turne do të zhvillohet në Marok, sepse në këtë vend ka shumë tifozë të Realit.”