Pasi pushtoi La Ligën, Real Madrid tani po ndjek finalen e Champions League.

“Ne duhet të mposhtim Bayern Munich në Bernabeu. Duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta. Si klube janë të ngjashëm, kanë një histori të madhe dhe shumë suksese. Mendoj se ne e respektojmë njëri-tjetrin ashtu siç duhet, sepse në ndeshjen e parë ata luajtën shumë mirë dhe më mirë se ne”, shpjegoi Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.

Trajneri italian nuk ka frikë nga teprimet e euforisë pas titullit në La Liga.

“Ne jemi shumë të emocionuar sepse mund të jetë një tjetër natë magjike për ne, por nuk ka optimizëm. Ka vetëdije për vështirësitë. Para ndeshjes vjen shqetësimi, pak frikë. Përgatitja për një gjysmëfinale është spektakolare. Të jep shumë motivim”.

I pyetur mbi strategjinë kundër Bayernit dhe si t’i shmangin kundërsulmet e kundërshtarit, Ancelotti shpjegoi.

“Këto dy ekipe në tranzicion bëjnë shumë mirë. Janë dy skuadrat më të rrezikshme në Evropë në këtë kuptim. Tranzicionet mund të shmangen me një balancë të mirë. Rreziku mund të menaxhohet. Po, Bayern është e ngjashme me ne. Ata kanë lojtarë me shumë përvojë në ekip “.

Në fund, ai u pyetur se si do ta përshkruante veten si trajner.

“Unë mendoj se filozofia është që ideja juaj duhet të përshtatet me lojtarët. Unë nuk dua një ekip me një identitet të vetëm”.