14 maj 2015 – Real Madrid u eliminua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nga Juventusi, ndërkohë që kjo mund t'i kushtojë rëndë Carlo Ancelottit. Strategu italian me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit nga bankina madrilene, ndërkohë që në Spanjë kanë filluar dhe aludimet e para në lidhje me emrin e mundshëm që mund të zërë vendin e tij. 

Sipas të përditshmes spanjoll-katalanase “Mundo Deportivo” kandidati më i përfolur është Zinedine Zidan. Francezi e njeh mjaft mirë ambientin e Realit pasi aty ka qenë në rolin e zëvendëstrajnerit dhe duket si alternativa më e mirë për të ringritur më lart skuadrën. Emra të tjerë shumë të përfolur janë dhe Jurgen Klopp, i cili ka deklaruar se do të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit. Nuk mungojnë as alternativat e Roberto Mancinit, Rafael Benitezit dhe Andres Villas-Boas.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/