29 korrik 2014 – Ekipi i Realit, i cili ndodhet në SHBA për fazën përgatitore ku po zhvillon edhe turneun veror ‘Guiness Cup’, është vizituar gjatë një seance stërvitore nga ish-lojtari i Juventusit dhe i kombëtares italiane, Alessandro del Piero. 

Trajneri i spanjollëve është vlerësuar në maksimum nga bashkatdhetari i tij. “Ancelotti është trajneri më i madh i të gjitha kohërave”, ka thënë Del Piero. 

Ndërkohë, edhe Ancelotti e ka komentuar në “Twitter” këtë vizitë, “Kemi kaluar një periudhë të bukur me Alessandro-n. Faleminderit për vizitën tuaj”. 

Ish-lojtari i Juventusit nuk e fshehu lumturinë e tij për suksesin e italianit nën drejtimin e Realit të Madrid-it. 

“Jam shumë i lumtur që Ancelotti arriti të fitonte Champions-in e dhjetë me Realin. Kjo ishte diçka e madhe për të dhe për ekipin”, tha ai. 

/ Top Channel