23 dhjetor 2014 –  Andi Sota, 31 vjeç u dënua me 16 muaj burg për vjedhjen e pëllumbave korrierë.  Këta lloj pëllumbash fluturojnë në distanca  të largëta dhe janë stërvitur për të shkuar në një destinacion të caktuar, madje edhe për t’u kthyer nga janë nisur. Andi, më 11 prill 2010 kishte vjedhur një furgon, ku ishin ngarkuar në kafazë 750 pëllumba të tillë.

Vlera e një pëllumbi korrier shkon në 1 000 euro, prandaj prokuroria italiane e akuzoi Sotën për vjedhje mallrash me vlerë 750 000 euro. Fatmirësisht, pak kohë më vonë u gjet furgoni bashkë me 750 pëllumbat.

Gjykata e Civitanovës, gjithsesi nuk u bind në pafajësinë e Andit dhe e dënoi me 16 muaj burg pas  vjedhjes së pretenduar. Kësaj i thonë të kesh qimen e derrit dhe të bësh burg për vjedhje pëllumbash.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/