DURRËS, 21 tetor 2014 –   Andi Xhullima, 23 vjeç, klandestin dhe me precedentë penalë në Itali pasi vodhi një veturë të markës Mini Cooper në qytezën e Grapelos afër Pavias u përpoq t’i shmangej ndjekjes së autopatrullës së karabinierëve. Ndjekja si nëpër filmat e Hollivudit vazhdoi edhe mbi trasenë e hekurudhës për disa kilometra, derisa makina e Andit doli nga rruga. Xhullima, ndonëse i plagosur në gjoks u përpoq të largohej nëpër orizoret e zonës. Kur karabinierët tentuan ta prangosin të plagosur, ai i goditi me grushta e shkelma duke u shkaktuar dy prej tyre plagë e fraktura të shërueshme për 30 ditë.

Andi kishte precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje makinash dhe arme gjahu të markës “Pedretti”, si ai i marsit 2013, ku u përfshi Andi dhe dy miq të tij shqiptarë klandestinë: Erenato dhe Jolandi. Kësaj rradhe Xhullima para se të dërgohej në burg,  përfundoi në Spitalin e Pavias për të mjekuar plagët e marra nga aksidenti me makinën e vjedhur.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/