Ish-deputeti socialist Andis Harasani, duket se ka përjetuar keq një veprim të kryetares së FRESSH-it Joleza Koka kundrejt tij.

Joleza e ka fshirë Harasanin nga lista e miqve në Facebok dhe për këtë ai nuk e ka kursyer ironinë në rrjet.

“ai momenti kur kupton që Joleza Koka të ka hequr nga friends…”,- shkruan Harasani.

Por nuk mjafton me kaq, pasi në statusin e Harasanit kanë vërshuar me qindra komente që thumbojnë dhe ironizojnë Jolezën.

Joleza Koka u bë e famshme pak muaj më parë për gafat e saj publike.