Itali, 30 shtator 2014 – Andrea Diamanti, 37 vjec u arrestua të hënën në 29 shator nga financierët e Kietit (Chieti), për shpërndarje droge.  

Arrestimi u krye në një bar në qytezën e Montesilvanos, ku Andrea nga Vlora banonte me dokumenta të rregullta qëndrimi. Gjatë kontrrollit të banesës ju gjetën 11pako me kanabis me peshë 22 Kg. Droga ishte fshehur në një dollap në bodrumin e banesës.  

Diamanti furnizonte me kanabis shpërndarësit e vegjël të Provincës së Peskarës.Pas arrestimit Andrea u dërgua në Burgun San Donate të Peskarës.