Përmes disa fotove të postuara në profilin e saj në Instagram, moderatorja Andrra Destani tregon se është në pritje të një djali.
Në fotot e realizuara bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha thekson barkun e rrumbullakosur teksa shprehet: “Këtë fundvit, esenca e atmosferës festive në familjen tonë është pohim i lutjeve të Ansit”.
Ata do të bëhen prindër kështu të dy djemve.





