Andrra dhe Sinani, janë një nga ҫiftet më të përfolura në 2015, për shkak të dasmës së bujshme në fund të gushtit dhe për pritjen e bebes së tyre të parë.

Ndonëse fillimisht e mbajtën të fshehtë shtatzëninë e modeles çifti tani duket se mezi po presin derisa të bëhen prindër. Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani, edhe këto javë të fundit deri në lindjen e fëmijës po i kalojnë më të lumtur se kurrë. Sinani, një bashkëshort i përkushtuar dhe një baba gati, ndërsa Andrra… së shpejti do ta prekë emrin e saj.

Por mesa duket ҫifti po mbanë për vete një sekret tjetër – gjininë e fëmijës. Në postimet e fundit të Andrrës në rrjetet sociale, mes shumë urimeve e përgëzimeve për shatzëninë, nuk janë të paktë ata që pyesin nëse fëmija do të jetë djalë apo vajzë.

E kujdesshme, Andrra është përpjekur ta ruajë deri në lindje gjininë e bebes, që siç shkruan ajo në disa postime mezi pret ta takojë, por kureshtarët nuk ndalen.

Në disa prej fotove dhe statuseve të bukuroshes, mes rreshtave, disa shenja kanë treguar se pritja e ëmbël do të finalizohet me ngjyrën rozë…. si zemrat e bluzës së saj. Për të mësuar të vërtetën duhet të presim deri në lindjen e bebes.