Aneta Rama, nëna e Kryeministrit Rama feston sot ditëlindjen.

Nona edhe 100’, uron kreu i qeverisë nëpërmjet një fotoje në Facebook, ku shfaqet djali i tij Zaho, teksa përqafon fort gjyshen e tij Aneta Rama, e cila feston sot ditëlindjen e 78-të.

Kjo është fotoja e parë e Zahos, 2 vjeç, kaq pranë gjyshes së tij të dashur. Rama e ka shoqëruar urimin edhe me dy ikona, një zemër e një lule.