Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama, ka paditur 10 të afërm të saj në Gjykatën e Tiranës, të cilëve u kërkon ndarjen e pasurisë. “Shqiptarja.com” shkruan se znj. Rama kërkon përpjesëtim të pasurisë për një apartament me sipërfaqe 88 metra katrorë në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Tiranë.
Padia është regjistruar më 22 janar të këtij viti dhe do të shqyrtohet nga gjyqtarja Antonela Prendi.
“Objekti i padisë civile është përpjesëtimi i pasurisë me nr. 6/6+ I-II, Z.K 8150, vol 2, faqe 222, e cila përbën një apartament, me sipërfaqe 88,0 m2, të ndodhur në rr. “Luigj Gurakuqi”, P. 4, Shk.l, Ap 11, Tiranë”, thuhet në objektin e padisë civile.