Danimarka heq të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të situatës nga koronavirusi.
Vaksinimi i më shumë se 80 për qind të qytetarëve mbi 12-vjeç ka mundësuar që vendi të “çlirohet” nga masat që ishin në fuqi plot 548 ditë.
Danimarka është një ndër vendet e para në Bashkimin Evropian që heq të gjitha masat.
Në klubet e natës, nga 10 shtatori nuk kërkohet më dëshmia e të qenurit i vaksinuar. Kjo ishte ndër masat e fundit që ishte në fuqi në këtë vend.
Që nga data 1 shtatori certifikata digjitale e vaksinimit nuk kërkohej më në asnjë vend, përveç klubeve të natës.
Që nga mesi i muajit gusht, mbajtja e maskës në transportit publik nuk është më e detyrueshme.
Megjithatë, autoritetet kanë vendosur që mbajtja e maskës të mbetet e detyrueshme në aeroportet e Danimarkës dhe njerëzit janë këshilluar që ta mbajnë atë kur shkojnë për vizitë te mjeku, në qëndrat e testimit apo spitale.





