Kryeminsitri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me komisionerin Varhelyi.
“Falë shkëmbimit të pikëpamjeve kemi arritur objektivin e rëndësishëm për të futur në procesin e integrimit diçka të re dhe konkrete që mund të na çojë në një nivel tjetër shumë më shpejt.
Plani i ri i Rritjes, është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen në BE dhe është një instrument që do bëjë procesin të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne në Shqipëri dhe rajon kemi shumë qytetarë që jetojnë jashtë duke punuar atje ndihmojnë familjen. Për çdo para që dërgojnë kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë se ajo mes shteteve anëtare të BE. Plani i ri i Rritjes do na ndihmojë ta çojmë koston në nivel me atë të vendeve anëtare, pra do kursejmë gjysmë mld euro nga xhepat e qytetarëve.
Plani ri i Rritjes sjell më shumë fonde për projektet dhe buxhetet tona, i kënaqur që arritëm në këtë pikë, nuk ka qenë e lehtë por është shpërblyese.
Përpjekjet që kemi bërë në 10 vite për të ecur drejt integrimit, përmes planit të ri të Rritjes, tanimë duhet të ndodhin pa “por” apo arsye politike për të mos bërë marrëveshje. Dua të përfitoj tu them se kur flisnim sa e rëndësishme ishte të ecej shpejt përmes rrugëtimit rajonal dhe për të qenë më pranë me marrëveshje ndërkufitare, është e qartë që po të kishim bërë më shumë më parë do ishim më afër.
Integrimi europian shkon përmes integrimit rajonal.
Me planin e ri të rritjes, është rënë dakord se kjo duhet bërë. Gjithsecili duhet ta harrojë që mund të marrë më shumë nga tregu i përbashkët europian nëse nuk kontribuon në tregun rajonal. Ja pse çështjet politike duhet të diskutohen dhe zgjidhen mbi bazat dypalëshe. Nuk do të pranohen se e tillë nga BE, për të mos realizuar gjithçka që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të qytetarëve.”, tha ai.