Ndërsa më 22 korrik pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, nga selia blu është bërë me dije se anëtarët e PD-së që nuk figurojnë në regjitrin elektronik kanë afat të regjistrohen deri më datë 12 korrik.
Njoftimi:
Komisioni Elektoral i Partisë Demokratike, njofton se: Të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti 91 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri me datë 12 korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin me 22 Korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH.





