KUKËS, 11 mars 2013– Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është pritur më protesta gjatë vizitës së tij elektorale në qytetin e Kukësit.
Teksa pritej të niste takimi elektoral ku do shpalosej edhe programi "Për një Rilindje Shqiptare", një pjesë e anëtarëve të PS-së në Kukës kanë protestuar pasa se kryesocialisti Rama të futej në sallën ku pritej të mbahej edhe takimi.
Socialistët e Kukësit janë shprehur se janë kundër emërimeve që Rama ka bërë në kryesinë e PS në Kukës. “Jemi për votën e lirë. Ne do ta votojmë PS me në krye Ramën, por jemi kundër emërimeve që ai ka bërë me kryesinë e Kukësit. Çdo kandidat duhet të përballet me votën e lirë”, janë shprehur socialistët e Kukësit.
Reagimi i anëtarëve të Partisë Socialiste në Kukës vjen pas kritikave që deputeti Asllan Dogjani i ka bërë kreut të partisë Edi Rama si dhe pas prezantimit të juristit Vexhi Muçmata si kandidat për deputet për Qarkun e Kukësit.