Real Madrid po has në një rezistencë të pamenduar ndaj PSG-së duke marrë vetëm refuzime për transferimin e Mbapes në Madrid. Ditën e djeshme, klubi madrilen bëri ofertë zyrtare prej 160 milionë eurosh, por që u refuzuar menjëherë nga parisienët. Reali ka rënë në hall të madh pasi një shumë e tillë është mjaft e madhe, por për parisienët është e pamjaftueshme. Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar pjesëtari i familjes mbretërore që zotëron PSG-ën, Muhamed Al Thani. Ky i fundit, në një status në ‘’Twitter’’ shkroi: ‘’Nëse arrini dakordësinë për çmimin e duhur, na kontaktoni, në të kundërt mbyllni sezonin me një lojtar golfi’’.
Një thumbim i ashpër nga anëtari i familjes mbretërore që i referohet Garet Bejlit i cili shquhet për pasionin e tij, golfin. Pak orë më pas, po Al Thani paralajmëroi me anë të një statusi se të premten pritet oferta e dytë dhe e fundit zyrtare nga Real Madrid dhe deri atë ditë të gjithë do të jenë kuriozë për të mësuar të ardhmen e Mbape.





