Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Durrësit, Shkëlqim Fortuzi, ka drejtuar sot gishtin nga bashkia e Durrësit, të cilën e akuzon për shpenzimin e 10 milion eurove për luks në dëm të qytetit dhe qytetarëve dhe nuk mendon për të pastrehët.
Reagimi i Fortuzit në rrjete sociale merr shkas nga vdekja e një endacaku mëngjesin e sotëm në lagjen nr.4 të qytetit, për shkak të motit të ftohtë.
"Fatkeqësisht sot Qyteti jonë i paradokseve,qeveriset nga një pushtet lokal egoist,antihuman,arrogant dhe ç’njerëzor i cili,harxhon ç’do vit mbi 10 milion Euro,për luks në dëm të qytetit dhe qytetareve dhe nuk mendon për të pa strehet..Këtë e vërteton buxheti i Bashkisë Durrësit për vitin 2019,ku Bashkia ka ulur fondin për të pa strehët me 12 fish kundrejtë vitit 2017..nga 140 milion ne 12 milion lekë",- shkruan Fortuzi ndr të tjera në postimin e tij.
Reagimi i plotë i Shkëlqim Fortuzit:
Të nderuar miq!
Sot për shkak të temperaturave të ulëta ndërroi jetë në qytetin e Durrësit (pak metra larg velierës miliona euroshe)një tjetër i pa strehë.
Si bashkëqytetar i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit.
Këto 3-4 vitet e fundit arriti në 4 numri i viktimave nga të ftohtit në Durrës.
Edhe në mesjetë në qytetin e Durrësit nuk ndodhnin fatkeqësi të tilla, sepse Durrësin e ka bekuar Zoti me pozicionin e tij gjeografik dhe me resurset pasurore të pa shtershme,(sigurisht në atë kohë qeverisej nga njerëz me vlera qytetare)
Fatkeqësisht sot Qyteti jonë i paradokseve,qeveriset nga një pushtet lokal egoist,antihuman,arrogant dhe ç’njerëzor i cili,harxhon ç’do vit mbi 10 milion Euro,për luks në dëm të qytetit dhe qytetareve dhe nuk mendon për të pa strehet..Këtë e vërteton buxheti i Bashkisë Durrësit për vitin 2019,ku Bashkia ka ulur fondin për të pa strehët me 12 fish kundrejtë vitit 2017..nga 140 milion ne 12 milion lekë.
Zoti i mëshiroftë viktimat e pafajshme dhe i shpëtoftë qytetarët durrsakë





