Përpara Kuvendit të Partisë Demokratike në Philadelphia, një propozim martese ka befasuar të pranishmit por mbi të gjitha, nusen e ardhshme.
Anëtari i Komitetit të Partisë Demokratike, Andrew Binns, është ulur në gjunjë për t'i kërkuar partneres së tij, Liz Hart, ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Siç shpjegon Entertainment weekly, ishin duke bërë përgatitjet e fundit për Kuvendin, kur Binns i ka kërkuar Hart-it të ngjitej në skenë, për të bërë një fotografi së bashku.
Ndërkaq, nisi të dëgjohej në sfond kënga 'Can't Stop the Feeling' e Justin Timberlake, dhe në ekranin e madh u shfaqën fotot e tyre gjatë viteve marrëdhënie e në fund, një foto ku dukej shkrimi në rërë: A do të martohesh me mua? Publiku shpërtheu në duartrokitje dhe Liz, e hutuar por e lumtur, u përgjigj: 'Po!'.





