Angel Di Maria gjatë karrierës së tij të suksesshme ka luajtur me dy yjet më të mëdhenj të futbollit botëror.

Argjentinasi ka shijuar futbollin duke luajtur me Cristiano Ronaldon te Real Madridi dhe Leo Messin në kombëtare, por 35-vjeçari ka snobuar portugezin.

Në mesin e yjeve të zgjedhur nga argjentinasi, në formacionin e zbuluar nga gazeta spanjoll “Marca”, në repartin e sulmit nuk ka vend për legjendën e Real Madridit, edhe pse Di Maria luajti 4 sezone me të në Bernabeu.

Sulmi i zgjedhur nga Di Maria përbëhet nga Leo Messi, Kylian Mbappe, Zlatan Ibrahimovic dhe Neymar.

Në mesfushë argjentinasi zgjodhi Rui Costan dhe Javier Mascheranon, ndërsa në mbrojtje Sergio Ramos, Marcelon dhe Otamendin.

Në portë, sulmuesi i krahut zgjodhi Emiliano Martinezin, me të cilin fitoi Botërorin e Katarit të zhvilluar në vitin 2022.

Dhe një pozicion  në fushë e la të lirë, duke i bërë vend vetes…por si mbrojtës i djathtë… edhe pse gjatë karrierës së tij ai ka luajtur gjithmonë si sulmues krahu.

Portier: Emi Martinez

Mbrojtës i djathtë: askush

Qendërmbrojtës: Sergio Ramos, Nicolas Otamendi

Mbrojtës i majtë: Marcelo

Mesfushor: Javier Mascherano, Rui Costa

Sulmues: Lionel Messi, Zlatan Ibrahimovic, Neymar, Kylian Mbappe