Njëra ndër femrat më seksi shqiptare Angela Martini, ditën e enjte ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.

Në këtë ditë të shënuar të modeles shqiptare me famë botërore, janë drejtuar komente nga më të ndryshmet, në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’. 

Ndër to e para që uroi Angelën ishte këngëtarja dhe modelja me orgjinë nga Tuzi i Malësisë, Afërdita Dreshaj, me këtë rast në faqen zyrtare në ‘Twitter’, ajo ka shkruar komentin, “Shumë urime për gjysmën time tjetër. Për motrën time shqiptare, vogëlushen time… të dua”.

Janë këto fjalë urimi që i ka shkruar Afërdita shoqes së saj Angela Martinit. 

Ndërkaq vetë modelja nuk ka publikuar ndonjë hollësi se si dhe me kë do ta kalojë festën e ditëlindjes së saj.

Angela Martini e ka publikuar foton duke shkruar:

Today My Born Day May 23 

sun sing : Gemini 
rising : Sagittarius 
moon : Sagittarius 
chinese : Tiger
I love astrology lol

With my baby Marisa thanks for organizing my birthday loooiveee you – you are my rock. My loyalty forever