22 shkurt 2015 – Angela Martini e ftuar në ditëlindjen e këngëtares Rihanna?
Kjo është pyetja që ka zgjuar kureshtjen e shumë njerëze në rrjetet sociale. Në faqen zyrtare të “Instagram”, Angela Martini ka publikuar një video ku shfaqet Rihanna në momentin e shuarjes së qirinjëve mbi tortë. Pamje këto të pa publikuara më parë as nga vetë Rihanna.
Megjithëse nuk e gjejmë në listën e të ftuarve VIP, Martini ka publikur foto me personazhe të famshëm që ishin të ftuar në këtë ditëlindje, si Mick Jagger, Uncle Rush etj, ky i fundit para shumë kohësh u përfol në mediat e huaja se ishte i dashuri i Angela Martinit. Por nga ana tjetër është edhe video e regjistruar, se Angela mund te ketë qenë pjesë e festës private të organizuar nga Rihanna në 27 – vjetorin e lindjes në Los Angeles.





