Më 12 tetor, bashkëshorti i modeles së famshme shqiptare, Angela Martini ka festuar ditëlindjen por kjo e fundit sot ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e rrjetit social Instagram, disa foto nga festa e biznesmenit rumun Dragos Savulescu.

Angela ka zbukuar festën e madhe që kishte organizuar për Dragos, ku shfaqet në një ambient të dekoruar me tullumbace të zinj dhe gri, ku kanë festuar në shoqërinë e miqve të afërmve të tyre.

Ajo që bie më shumë në sy është torta e veçantë e Angelës për bashkëshortin, e ndërtuar me tre kate dhe e rrethuar nga fotografi të jetës së Savulescu, që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme.