Pasi hoqi dorë nga modelingu, Angla Martini do të sjellë shumë shpejt librin me sekrete nga jeta e saj, për të cilin ka dhënë një intervistë në revistën “Viva Glamm Magazine”.

Modelja e njohur shqiptare ka zbuluar se jeta e mamasë së saj është një pjesë qëndrore e librit që publikohet në muajin tetor.

“Ështe argëtues, frymëzues dhe emocionues, koha do të fluturoje duke e lexuar. Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe kishte 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë! A mund të gjeni justifikim tani për të punuar për ëndrrat tuaja?", ka thënë ajo.