Revista “Forbes” ka renditur të parën në listë si gruan më të fuqishme në botë për vitin 2019, kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.
Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.
Media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.
Renditja e Forbes për 2019:
- Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
- Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-
- Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
- Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- Mary Barra, CEO e General Motors
- Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
- Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
- Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
- Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
- Marillyn Hewson, CEO e Lockheed





