Takimi i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë njoftimin zyrtar nga Berlini.
Të premten, zyra e Merkelit ka njoftuar se ajo pret Thaçin më 9 Maj në ora 17 e 30 pasdite.
Ndërsa po në këtë njoftim të Qeverisë gjermane, thuhet se temat e bisedimit mes gjermanes dhe kosovarit janë marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani si dhe diskutimi i çështjeve kyçe rajonale.
Takimi Merkel-Thaçi, vjen në kohën kur Gjermania enkas po kërkon që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë marrëveshje ligjërisht obligative, kjo si përfundim i armiqësisë mes tyre.
Pos kësaj, biseda ka edhe një simbolikë, pasi do të mbahet të mërkurën e 9 Majit kur festohet Dita e Evropës./KlanKosova