Kancelarja gjermane Angela Merkel është fotografuar gjatë një ngjitjeje në mal me të njëjtën veshje dhe në të njëjtin vend si pesë vjet më parë.

63-vjeçarja po shijon pushimet me bashkëshortin e saj Joachim Sauer, 68 vjeç, në veri të Italisë, në malet Ortles, teksa po bën një pauzë nga drejtimi i vendit.

Fotot tregojnë se veshja e saj e preferuar është këmisha e kuqe dhe pantallonat bezhë, të cilat i vesh prej 2013 gjatë ngjitjeve në mal.

Ashtu si ajo ka qënë edhe ish kryeministri britanik, David Cameron, i cili shihej shpesh të vishte një polo ngjyrë blu gjatë pushimeve të verës me bashkëshorten, Samantha.