Edhe pse kurba e të prekurve të rinj dhe viktimave nga Covid-19 ka pësuar një rënie të ndjeshme në 24 orët e fundit në Gjermani Angela Merkel u bën apel gjermanëve që të mos ndihen të sigurt për asnjë sekondë nën pandeminë e koronavirusit.
Kancelarja gjermane bën të qartë që po ndjek vazhdimisht nevojat, por dhe dëshirat e qytetarëve. Gjermania është akoma në fillimin e pandemisë tha ajo.
“Të mos harrojme faktin se jemi vetëm në fillim të pandemisë së koronavirusit. Paralajmërimi im është që të jini të përqendruar. Le të mos ndihemi të sigurt as për një sekondë”– tha kancelarja Angela Merkel për mediat gjermane.
Kujtojmë që deri tani në Gjermani ka të infektuar me koronavirus, 146.200 nga të cilët 4.669 kanë vdekur dhe 91.500 janë shëruar.





