Teksa ndodhet në Kamboxhia për të promovuar filmin e saj të ri "They firs killed my father", Angelina Jolie dhe fëmijët kanë përjetuar një eksperiencë të veçantë, që për shumë persona mund të duket e neveritshme. Ata janë ushqyer me akrepë e merimanga.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni aktoren e Hollywood-it, duke përgatitur drekën për fëmijët, që përbëhet nga merimanga, akrepë dhe insekte të tjera. 41-vjeçarja ka dhënë edhe disa mësime gatimi për këto insekte, që mesa duket po i shijojnë shumë.