Angelina Jolie nuk përjashton mundësinë e kandidimit për presidente. Aktorja dhe producentja, që është e dërguara e posaçme në Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, aktualisht nuk ka plane për t'u përfshirë në politikë. Por kjo nuk do të thotë se Angelina nuk do ndryshojë mendje në të ardhmen.

E pyetur nëse do bëhej politikane, ylli i Hollywood-it tha: "Kurrë mos thuaj kurrë. Por për momentin nuk do e bëj."

Ndërsa prioritet për të mbetet puna e saj humanitare. Ajo shtoi se ndihet shumë e bekuar që puna e saj humanitare e ndihmoi të njihej me shumë gra që tani i ka mike të ngushta.