Pas divorcit të bujshëm me Brad Pitt, Angelina Jolie ka thyer heshtjen e saj dhe ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen.

Gjatë një interviste ekskluzive për BBC News, ylli i Hollywood-it është treguar shumë e emocionuar dhe e prekur shpirtërisht.

“Nuk dua të flas shumë për këtë, përveç faktit se ka qenë një kohë shumë e vështirë. Ne jemi një familje dhe gjithnjë do të jemi të tillë .Ishte shumë e vështirë. Shumë njerëz e gjejnë veten në këtë situatë. E gjithë familja ime ka kaluar një kohë të vështirë. Fokusi im janë fëmijët, fëmijët tanë… Jam duke u përpjekur për të gjetur një mënyrë sesi kjo situatë në një farë mënyrë të na bëjë më të fortë”,- ka thënë aktorja 41-vjeçare.

Në muajin janar, u  tha se Brad dhe Jolie kishin rënë dakord për kujdestarinë e fëmijëve. Ndërkohë Angelina ndodhet me fëmijët në Kamboxhia, për të promovuar filmin e saj të ri.