NEW YORK, 14 maj 2013– Aktorja hollivudiane Angelina Jolie i është nënshtruar nje mastektomie te dyfishtë pas konfirmimit të mjekëve se ishte mbartëse e gjenit "BRCA1", i cili rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit.
Aktorja ka shpjeguar përmes një artikulli në "New York Times", se mjekët vlerësuan një rrezik prej 87 për qind të kancerit të gjirit dhe një rrezik 50 për qind të kancerit ovarian.
"Pasi e dija se ky ishte realiteti, vendosa që te kryej operacionin për të minimizuar rrezikun?, dhe sipas saj ky rrezik eshte ulur tani ne 5%.
37-vjeçarja, nënë e gjashtë fëmijëve, ka shpjeguar arsyet e saj për tiu nënshtruar operacionit, proces i cili ka filluar në shkurt dhe u finalizua në fund të prillit.
Angelina tha se në këtë mënyrë synonte "të sigurojë fëmijët, që sëmundja e njëjtë me atë të nënës nuk do ta largojë prej tyre".
Nëna e Jolie, Marcheline Bertrand vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2007 në moshën 56 vjeçare.
Jolie vlerësoi bashkëshortin e saj, Brad Pitt, për dashurinë dhe mbështetjen gjatë gjithë kësaj periudhe të veshtire.
"Ndihem e fuqizuar se kam bërë një zgjedhje të fortë dhe feminiliteti im nuk ka rënë" shprehet Jolie duke inkurajuar çdo grua, veçanërisht ato që janë të ekspozuara ndaj rrezikut të kancerit të gjirit .





