Pesë vite nga ndarja me Brad Pitt, duket se aktorja Angelina Jolie ka gjetur një partner të ri, DJ e njohur si Diplo.

Një burim anonim pretendon se Jolie dhe Diplo janë parë së fundmi në një takim privat në Los Angeles.

Për më tepër, spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi duke shëtitur në mbrëmje, ndërsa në imazhe shihej edhe Angelina.

Thuhet se aktorja tashmë ua ka prezantuar DJ gjashtë fëmijëve të saj, të cilën kanë raporte të mira me Diplo.