Aktorja me famë botërore Angelina Jolie duket se ka lënë pas divorcin me idhullin e gjinisë femrore, Brad Pitt. Pas ndarjes së bujshme të çiftit ikonë të Hollywood, bukuroshja Jolie duket se po përjeton një histori dashurie me një biznesmen, identiteti i së cilit nuk bëhet ende i ditur.

Pra me pak fjalë nuk ka më shpresa për një rikthim të mundshëm mes Brad dhe Angelinës. Por historia nuk mbyllet me kaq.

Sipas TMZ, Angelina jo vetëm është e dashuruar me biznesmenin por mendon ta finalizojë në martesë këtë lidhje.

Aktorja shumë shpejt do jua prezantojë 6 fëmijëve të saj partenrin e ri, dhe më vonë mesa duket do të ketë edhe dasmë.

Nuk dihet sesi mund ta ketë pritur Brad këtë lajm, por edhe ai duket se e ka lënë pas historinë më Jolie, dhe thuhet se po shijon një romancë me Sandra Bullock.

Epo edhe neve s’ka mbetet gjë tjetër veçse të urojmë çiftet e lumtura… /Class/