DURRËS, 13 tetor 2014– Për vite me radhë shihej si “vajza e mallkuar”, simbol i errët në të gjitha drejtimet. Por mbarë bota u dashurua pas saj prej roleve në filma si “Lara Croft: Tomb Rider”, “Mr. & Mrs. Smith” dhe së fundmi “Maleficent”, ku ka interpretuar figura femërore jo shumë të ëmbla. Me kalimin e viteve aktorja Angelina Jolie ka ndryshuar vërtetë shumë, duke u bërë një prej femrave më elegante në botë dhe duke pasur një familje me shumë fëmijë, si fryt i lidhjes me aktorin Brad Pitt. Figura e saj ka pasur aq shumë ndikim sa që pak ditë më parë Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabet, i dorëzoi aktores titullin “Damë Nderi”, në kuadër të iniciativave të saj në mbrojtjen nga përdhunimet gjatë luftës si dhe për shërbimet e bëra nga ajo për politikën e jashtme britanike. Por për të parë konkretisht se si ka ndryshuar Angelina ndër vite, ju ftojmë të shfletoni galerinë e fotografive më poshtë.
Angelina Jolie, një damë nderi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës
4 arkitektë hapin ekspozitën “Impresione Urbane” në Durrës (VIDEO)
Skandali në Vlorë, reagon KF Teuta: Dy futbollistët tanë u dhunuan barbarisht, stadiumi ishte si “ferr” (VIDEO)
Të dielën do të jetë nata më e gjatë e vitit





