Aktorja Angelina Jolie, në moshën 20-vjeҫare tregon se nuk kishte aspak interes për të patur fëmijë. “Është e çuditshme, unë nuk kam dashur kurrë të kisha fëmijë”, u ka thënë ajo gazetarëve në Kamboxhia. “Nuk kam dashur kurrë të isha shtatzënë. Nuk jam kujdesur për një fëmijë. Nuk e kam menduar kurrë veten si mama.”

Ishte udhëtimi në Kamboxhia, për xhirimet e Lara Croft: Tomb Raider në vitin 2000, që solli ndryshimet në jetën e saj. “Kuptova që kishte aq shumë mbi historinë, që nuk e kisha mësuar në shkollë dhe aq shumë për jetën që kisha nevojë ta kuptoja dhe ndjeva përulësinë për ta bërë këtë”, ka thënë ajo. Ajo kontaktoi Kombet e Bashkuara dhe u kthye në atë shtet me ata.

Ishte duke luajtur me fëmijët e shkollave kur ndjeu një zgjim të brendshëm: “M’u bë shumë e qartë që djali im ishte në atë shtet, diku.” Ajo e adoptoi, djalin e saj të madh, Maddox, në vitin 2002. Dhe pjesa tjetër, pesë fëmijë të tjerë dhe Brad Pitt, është histori.